Asgjë nuk është qartësuar në kontestin pronësor ndërmjet Komunës së Podujevës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit për ish-ndërmarrjen shoqërore “Fapol”.
Vetëm objektet e kësaj ish-ndërmarrjeje janë shitur nëpërmjet valës së likuidimit nr. 32. Ndërsa çështja e tokës mbetet “e padefinuar” deri në një vendim të plotfuqishëm të gjykatës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët e AKP-së kanë thënë se nuk kanë hequr dorë nga pretendimi se edhe toka i takon “Fapolit”, por që këtë ia kanë lënë gjykatës të vendosë. Kurse, blerësi dhe Komuna e Podujevës nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme rreth kësaj çështjeje.
Kryesuesi i Njësisë për media dhe marrëdhënie me publikun në AKP, Veton Hajdini, ka thënë se gjithçka ka qenë transparente në privatizimin e kësaj ish-ndërmarrjeje shoqërore.
“Nëpërmjet tenderit publik të shpallur nga Agjencia, objektet e “Fapolit” janë shitur për 555 mijë euro. Por blerësi i kësaj ish-ndërmarrjeje do të shfrytëzojë edhe tokën ku bëjnë pjesë edhe rrugët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.