Për nder të Ditës së Çlirimit në qytetin e Ferizajt dje është inauguruar shtatorja e heroit të kombit Ahmet Kaçiku.
Në një manifestim të organizuar nga Komuna e Ferizajt kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, familjarë të dëshmorëve, qytetarë etj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë manifestim, midis tjerash, është potencuar se Dita e Çlirimit shënon ndarjen e dy epokave, asaj të robërisë dhe epokës së lirisë, andaj është bërë me dije se institucionet lokale po bëjnë edhe një vepër, për ta forcuar kujtesën kolektive dhe individuale ndaj asaj që ka ndodhur deri 18 vjet më parë: vuajtje, nëpërkëmbje, vrasje e tortura të pafund, vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare dhe bindjeve politike, dhe luftës së pareshtur për liri, për të drejta kombëtare e njerëzore, për pavarësi e jetë të dinjitetshme në tokën e Kosovës.
Me këtë rast portretin ushtarak të heroit Ahmet Kaçiku, e ka paraqitur ish-gjenerali Imri Ilazi.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se me përurimin e kësaj shtatoreje, heroi Ahmet Kaçiku do të jetë më i pranishëm në mendjet dhe në përfytyrimet e ferizajasve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.