Banorët e Lipjanit prej më shumë se dhjetë ditësh përballen me telashe të sinjalit për komunikim në telefoninë mobile “Vala”. Ndërkohë që kjo ka nxitur reagimet e institucioneve komunale, OJQ-ve dhe të qytetarëve.
Përgjigjet e zyrtarëve janë se po punohet në forcimin e sistemit të Internetit nëpër telefona të mençur, mirëpo, dhjetë ditë është periudhë mjaft e gjatë për riparime të tilla, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth kësaj çështjeje, të hënën, ka reaguar edhe OJQ ”Yahr” nëpërmjet një shkrese.
Ndërkohë burimet brenda Postës në Lipjan i kanë thënë KD-së se një kompani e kontraktuar nga niveli qendror është duke e forcuar sistemin e internetit 3G dhe 4G për Lipjanin, mirëpo punimet po ecin ngadalë.
“Posta dhe ‘Vala’ janë duke i rregulluar antenat e Internetit në Lipjan, në mënyrë që sistemi i internetit 3G dhe 4G të forcohet. Po shpresojmë se kompania brenda dy ditësh do ta finalizojë punën e vet”, ka thënë ky burim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.