Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, duket se ka shqetësime shkaku i pritjes për përfundimin e punëve nga Komisioni për emërtim rrugësh, të cilit i kishte dhënë afat pas afati për përfundimit e atij procesi, por deri tashti ende materiali për emërtim rrugësh nuk ka përfunduar në tavolinën e tij.
Në muajin prill të vitit të kaluar një listë me më shumë se një mijë rrugë të emërtuara ishte miratuar në Kuvend. Mirëpo, disa vërejtje të Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencisë Kadastrale, si edhe ankesa të paraqitura pas afatit të caktuar kohor, e detyrojnë Komisionin që t’i përvishet sërish punës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni është dashur t’i zëvendësonte emrat e njëjtë që përsëriteshin nga dy herë e që sistemi i adresave nuk i pranonte, t’i trajtonte edhe ankesat sa u përket disa emrave, ndarjeve të reja të rrugëve, si edhe ndërrimin e vendit të emrave.
Në Drejtorinë e Urbanizmit pohojnë se puna është afruar goxha, por ende nuk ka përfunduar. Drejtori i Urbanizmit për këtë zvarritje fajëson Komisionin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.