Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj nis procedurat për punësim rojash në të gjitha shkollat

Dhjetëra rastet e përleshjeve dhe therjeve me thika nëpër objekte shkollore të Komunës së Ferizajt, Drejtoria komunale e Arsimit ka marrë vendimin për punësimin e rojave fizike me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë gjatë 24 orëve brenda hapësirave shkollore shkruan sot “Koha Ditore”.

Punësimi i rojave do të nisë nga 1 shtatori i këtij viti derisa edhe nxënësit e fillojnë procesin e ri mësimor, ndërkaq ky projekt do të realizohet në kuadër të Ministrisë së Financave derisa Komuna e Ferizajt ka përfituar tri projekte mjaft madhore në vlerë prej 20 milionë eurosh në të cilin përfshihen edhe vendparkimet nëntokësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti i rritjes së sigurisë nëpër shkolla do t’i kushtojë Ministrisë së Financave 3 milionë euro, ndërkaq përveç punësimit të rojave do të instalohen edhe kamera sigurie sipas nevojave brenda dhe jashtë objekteve shkollore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.