Arbëri

Komuna e Gjilanit pa zgjidhje për familjen Vranovci që jeton në kushte të rënda ekonomike

Bukurie Vranovci nga Komuna e Gjilanit, ka më shumë se 10 vjet që është e sëmurë dhe prej kohësh është pothuajse e palëvizshme.

Pos kësaj, Bukuria jeton edhe në gjendje të vështirë ekonomike. Ajo thotë të mos ketë mundësi të sigurojë as barnat, raporton KTV.

Për shkak të gjendjes shëndetësore të Bukurisë, edhe bashkëshorti i saj e ka të pamundur të punojë pasi ajo ka gjithmonë nevojë për shoqërues.

Kjo familje tash e 12 vjet nuk e ka të zgjidhur çështjen e banimit. Ajo ka marrë premtime nga zyrtarë komunalë për gjetjen e një zgjidhjeje, por që ende jetojnë me qira.

Për më tepër, ndiqeni storien në vazhdim.


Komuna e Gjilanit pa zgjidhje për familjen... by kohanet