Gjykata Themelore, Dega në Lipjan, po i bllokon xhirollogaritë e familjeve nën asistencë shkaku i borxheve ndaj institucioneve publike, pastaj shkaku i kredive bankave, borxheve ndaj kompanive publike etj.
Ndërkaq Ligji nr. 05/L-118 dhe ndryshimplotësimi i Ligjit 04/L-139 për procedurën përmbarimore, përjashton vetëm shfrytëzuesit e ndihmave sociale nga përmbarimi, nga bllokimet apo ekzekutimet e xhirollogarive bankare. Kjo çështje ka nxitur reagimet e drejtuesve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, por edhe të vetë familjeve sociale, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNaser Bytyçi, banor nga fshati Janjevë në Komunën e Lipjanit, është njëri ndër rastet sociale i cili nuk ka mundur ta marrë ndihmën sociale për shkak se i është bllokuar xhirollogaria bankare, derisa muaj më parë kishte pranuar një dënim prej 50 eurosh për dëmtim të pyjeve.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.