Prishtinë, 8 qershor - Një pjesë e xhamisë së fshatit Reçak të Shtimes është përfshirë nga zjarri prej të cilit më së shumti dëme ka pësuar hapësira e dedikuar për bibliotekë.
Ky objekt kulti mbrohet si monument i trashëgimisë kulturore. Përderisa, sipas Policisë së Kosovës, hetimet do të vazhdojnë, stafi i xhamisë ka angazhuar njerëz për ta gëlqerosur pjesën e dëmtuar. Megjithëse një gjë e tillë është bërë pa lejen e institucioneve të trashëgimisë kulturore, zyrtarët rajonalë të trashëgimisë kanë thënë se nuk bëhet fjalë për shkelje, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës në orën 02:25 të së martës është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë xhamia e fshatit. “Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raport.
(shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.