Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka inspektuar realizimin e projektit të rregullimit të rrugës që lidh lagjet Lacaj dhe Latifaj në Drenoc.
Begaj është ndarë i kënaqur me ecurinë e punimeve në këtë rrugë me rëndësi për banorët e Drenocit, pasi përmes kësaj rruge lidhen edhe lagjet tjera të fshatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hapja e kësaj rruge ka rëndësi të madhe, andaj kërkoj që punimet të vazhdojnë ashtu siç janë nisur, mirë dhe mbarë. Deri më tani është bërë hapja e rrugës, kurse në ditët në vijim do bëhet baza dhe përgatitja për asfaltim”, tha Begaj.
Banorët e Drenocit e kanë vlerësuar si një prej investimeve më me rëndësi, jo vetëm për banorët e dy lagjeve, por për tërë fshatin, pasi lagjet tjera i kanë rrugët e rregulluara dhe tani edhe me këtë rrugë, mundësohet lëvizja e lehtë dhe e shpejtë mes të gjitha lagjeve dhe nuk kanë nevojë të bëjnë kilometra të tëra, për të shkuar në këto lagje.