Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 1.1 milion euro dëme të shkaktuara nga breshëri në bujqësinë e Rahovecit

Komisioni i formuar nga ana e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore nga breshëri i datës 23 maj 2017, ka dalë me raport zyrtar për dëmet e shkaktuara.

Sipas këtij komisioni, dëmet janë në vlerë prej 1 milion e 160,754.80 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anëtarët e komisionit fillimisht kanë vizituar zonat e atakuara nga breshëri për të parë shkallën e dëmit të shkaktuar dhe në cilat kulturat bujqësore është shkaktuar demi. Përmes programit që posedon Departamenti i Vreshtarisë dhe i Verërave në Rahovec, është përgatitur harta, nga e cila është nxjerr sipërfaqja e vreshtave të prekura nga breshëri, numri i vreshtave dhe kultivarët e rrushit.

Gjithashtu përmes programit të LPS-së, të gjithë fermerët të cilët kanë aplikuar për subvencionimin e kulturave bujqësore të cilat kultivohen në këtë zonë të prekur nga breshëri, është nxjerr sipërfaqja dhe kulturat e dëmtuara.

Shkalla e demit të shkaktuar nuk ka qenë e njëjtë në tërë zonën e prekur dhe varësisht sipas kulturave kjo shkallë ndryshon.

Në tabelën e mëposhtme, ekspertët kanë paraqitur përqindjen e demit të shkaktuar dhe vlerën për secilën kulturë bujqësore dhe vlerën totale të demit nga breshëri.

Tabela. 1. Vlera e dëmeve të shkaktuara nga breshëri:

Image

Komisioni ka konstatuar se në sipërfaqet me vreshta prej 334.69 ha, shkalla e dëmit të shkaktuar është nga 40 - 90%, vlera e dëmit 760.331€.

Në tabelë janë të paraqitura edhe kulturat tjera bujqësore, sipërfaqet, përqindja e dëmit të shkaktuar sipas kulturave si dhe vlera totale e dëmit të shkaktuar nga breshëri të datës 23.05.2017.

Vlera totale e dëmeve nga breshëri është 1,160,754.80 €

Dëme nga breshëri ka pasur edhe në kultura lavërtare si në misër dhe grurë, por këto dëme kanë qenë më të ulëta dhe nuk janë marr për vlerësim.

Anëtarët e komisionit:

1. Nysret Shala, kryesues, DBPZHR,

2. Sylejman Bala, anëtar; DVV,

3. Asllan Mazreku, anëtar; DEZH.