Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtarët ndihmojnë një familje në meremetimin e shtëpisë

Me iniciativë të mërgimtarëve në Gjermani, janë siguruar mjetet për meremetimin e shtëpisë për familjen e Elmi Begajt nga Banja e Malishevës.

Për këtë qëllim sot, në zyrën e Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, ka qëndruar mërgimtari dhe humanisti Besir Bytyçi nga Shkoza, i cili edhe e ka njoftuar kryetarin e komunës për këtë donacion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtij donacioni i shtohen edhe një pjesë tjetër e mjeteve të siguruara nga Komuna e Malishevës dhe shumë shpejt pritet që kjo familje të ketë të zgjidhur problemin e banimit.

Besir Bytyçi ka njoftuar se “shumë mërgimtarë i janë përgjigjur kësaj iniciative dhe janë grumbulluar një sasi e mjeteve prej gjashtë mijë euro, për meremetimin e brendshëm të shtëpisë së Elmi Begajt”. Bytyçi ka falënderuar edhe Komunën për bashkëpunimin e mirë në këtë iniciativë.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës e ka falënderua humanistin Bytyçi dhe të gjithë mërgimtarët të cilët kanë kontribuar në grumbullimin e mjeteve për meremetimin e kësaj shtëpie.

“Ne si komunë kemi ndërtuar pesë shtëpi këtë vit, dhe përsëri do t’i ndihmojmë familjet në nevojë, ndërsa në rastin konkret edhe ne si komunë kemi ndarë një shumë të caktuar, por çdo ndihmë që vjen nga mërgimtarët tanë, ka rëndësi të madhe, jo vetëm për familjen në fjalë, por për të gjithë ne, prandaj i falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë familje dhe në të gjitha rastet tjera”, tha Begaj.

Besir Bytyçi ka bërë të ditur se kjo iniciativë ka filluar kohë më parë, ndërsa mërgimtarët të cilët kanë kontribuar me mjete janë: Bekim Bytyçi, Muhamet Bytyçi, Bahri Tahiri, Ramadan dhe Behar Kovaçi, Rifat dhe Haki Qamili, Gani Nuha, Haxhi Hoxha, Bajam Behrami, Ismet Jusufi, Agron Begaj, Imer Brahimi dhe Sajmir Ukaj.