Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Strazhës së Kaçanikut kundërshtojnë gurthyesin në zonën turistike

Afro 400 banorë të fshatit Strazhë të Komunës së Kaçanikut që nga viti 2012 po përballen me telashe të shkaktuara nga kompania “Diabas”, e cila merret me eksploatimin e materialit të gabrodiabase në zonën turistike me një sipërfaqe prej rreth 5 hektarësh.

Banorët po e kundërshtojnë me arsyetimin se kjo ngastër është shpallur zonë turistike nga Komuna e po i dëmtohen rrugët, të cilat kanë nisur të asfaltohen nga Komuna, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo kompani më 2012 ishte licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor dhe nga Komuna e Kaçanikut vetëm për eksploatim në një sipërfaqe prej rreth 5 hektarësh. Sipas banorëve, kompania po e degradon ambientin duke i shfrytëzuar gurin dheun dhe zhavorrin, ndërkaq kritikojnë Komunën për mosreagim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.