Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

52 familje mes dy banjave në Kllokot kanë mbetur pa qasje në rrugë

52 familje në një ndërtesë në mes banjës “Nëna Naile” dhe asaj të Kllokotit” kanë mbetur pa dalje në rrugë tash e katër vjet me radhë, duke mos pasur asnjë mundësi kalimi me vetura.

Për rrugën e mbyllur për qarkullim që e kanë shfrytëzuar prej 40 vjetësh ata kanë trokitur në shumë dyer, por askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ankohen se Banja “Nëna Naile” po e mban me qëllim të mbyllur këtë rrugë, për siç thonë ndikimin në mbylljen e bizneseve të tyre.

Madje thonë se as vendimi i Gjykatës në favor të tyre nuk është respektuar nga ana e pronarit të kësaj banje.

Përkrah këtyre banorëve është edhe Komuna e Kllokotit, e cila thotë se ligjërisht në bazë të dokumentacionit, kjo rrugë u takon banorëve. Ndërsa thonë se pas pronarit Sabri Novosella qëndrojnë njerëz të fuqishëm.

Gjykatësi i kësaj lënde në Gjykatën Themelore të Vitisë, Hajriz Lubishtani, i cili ka thënë se vendimin e saj në favor të banorëve Gjykata e Apelit në shkallën e dytë e ka kthyer lëndën krejt në fillim.

Sipas Lubishtanit, të hënën do të mbahet seanca për këtë rast, ku mund edhe të merret ndonjë vendim. Kohavisioni ka provuar të marrë përgjigje edhe nga pronari i Banjës “Nëna Naile” Sabri Novosella, por ai nuk iu është përgjigjur thirrjeve të KTV-së.