Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani pranon donacion mbi 50 mijë € me pajisje për Handikos-in dhe spitalin Regjional

Në Gjilan sot ka ardhur kontingjenti i pajisjeve të ndryshme të cilat janë dedikuar për shoqatën Handikos dhe pajisje kontingjente-shtretër dhe material tjetër përcjellës për Spitalin Regjional, që janë financim i organizatës “Rumanienhilfe Gunskirehen” nga Austria, në vlerë mbi 50 mijë euro.

Pas arritjes së donacionit, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka falënderuar donatorin, shoqatën dhe qytetarët e Austrisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky është një kontingjent me pajisje të ndryshme që dedikohet për shoqatën Handikos dhe për Spitalin Regjional të Gjilanit. Pajisjet do të përdoren nga personat që kanë nevojë dhe tani këto për ne janë një obligim që t’i ruajmë me kujdes të veçantë. Vlera e përgjithshme e donacionit kalon shifrën 50 mijë euro dhe Komuna e Gjilanit këtu ka participuar me shpenzimet e transportit”, ka thënë ndër të tjerash Hajrullahu.

Për ndryshe, kontingjenti përmbante karroca lëvizëse, inventar tjetër statik, rroba të ndryshme, shëtitore, shtretër medicinal dhe pajisje tjera përcjellëse.