Banorët e fshatit Doganaj dhe ata të lagjes “Muharrem Shemsedini” në Ferizaj do të bëhen me rrugë të asfaltuara pas një varg kërkesash zyrtare e peticione.
Sipas banorëve të fshatit Doganaj që nga viti 2013 po kërkojnë asfaltimin e rrugëve të fshatit, të cilat deri tashti e kanë vështirësuar qarkullimin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi kërkuar dhjetëra herë asfaltimin e 3 rrugëve, të cilat po e vështirësojnë qarkullimin tonë. Ndërkohë gjatë sezonit dimëror shpeshherë rrugët bëheshin të pakalueshme shkaku i gropave të mëdha. Megjithëse pas një vonesë kaq të madhe po fillojnë punimet për asfaltimin e këtyre rrugëve me gjatësi prej rreth 2 kilometrash, andaj banorët do të qëndrojmë vazhdimisht si mbikëqyrës të punimeve, sepse projekti duhet të realizohet sipas standardeve”, ka thënë Besart Neziri, banor.
Ndërkaq bashkëfshatari i tij, Sami Neziri, ka falënderuar ekzekutivin për shqyrtim të kërkesave të banorëve.
“Ne falënderojmë kryetarin e Komunës, por edhe të gjithë ata që na ndihmuan që të bëjnë asfaltimin e rrugëve të fshatit tonë”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.