Bujqit e ndryshëm po kërkojnë nga shteti që të ndërmarrë hapa urgjentë për të mbrojtur produktet vendore, pasi importi megjithëse nuk është i freskët, po i mund me çmime të lira.
Thonë se shteti e ka për detyrë të bëjë një gjë të tillë, pasi çdo vit ka investuar me miliona euro në rritjen e bujqësisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe këtë vit, Ministria e Bujqësisë ka ndarë mbi 20 milionë për subvencione dhe po aq të tjera për grante për bujqit e vendit.
Ka me vite të tëra që është kërkuar të ndërmerren masa për të mbrojtur produktet e vendit, por arsyetimi i zyrtarëve institucionalë ka qenë që një gjë të tillë nuk e lejon marrëveshja e CEFTA-s.
Vendi ynë më së shumti importon produkte bujqësore nga Turqia, Greqia, Maqedonia dhe Shqipëria.