Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci bëhet me ndriçim publik modern

Kanë nisur punimet për realizimin e njërit ndër projektet më të mëdha në qytetin e Rahovecit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Projekti ka të bëjë me “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit” dhe do të realizohet në bashkëfinancim në mes Komunës së Rahovecit dhe MAPL-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, shprehet se projekti për “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, është njëri ndër projektet më të mira dhe më moderne që është planifikuar të realizohet në qytet.

Rrugët që do të bëhen me ndriçim publik janë: “ Mizair Isma”, “Avdulla Bugari”, “Xhelal Hajda”, “Sheh Mihedini”, “Jahja Danuza” dhe rruga “Shkëlzen Krasniqi”.