Për t’i dhënë gëzim dhe ngjyra plotë jetë Ditës së Fëmijëve, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Shkollat e komunës së Obiliqit, Institucionin Parashkollor, Qendrën Rinore dhe OJQ-të organizuan një sërë aktivitetesh të larmishme për fëmijë.
Kryetari i komunës Xhafer Gashi takoi në sheshin “Aziz Zhilivoda” fëmijët e komunës së Obiliqit ku përshëndeti të gjithë, duke përcjellë urimet më të mira për ta, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë ditë, urojmë çdo fëmijë të këtij vendi që gëzimi që ata ndjejnë sot në zemrat e tyre, të jetë një gëzim që do t’i shoqërojë gjithë jetën”, ka thënë ai.