Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Rahovec Identifikohen 39 uzurpime në qytet dhe 15 hektarë tokë në fshatra

Organet komunale të Rahovecit, në kuadër të procesit të verifikimit, kanë identifikuar 39 raste uzurpimesh të pronave komunale në qytet, ndërsa në fshatra sipërfaqe prej 15 hektarësh. Madje sipas zyrtarëve lokalë ka edhe ndërtime të pjesshme në pronat e uzurpuara komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtari i informimit i Komunës së Rahovecit, Haziz Krasniqi, ka konfirmuar se të dhënat e mësipërme janë të sakta, bazuar në punën e grupit punues të Komunës i përkrahur nga projekti zviceran ”DEMOS”, por ka shtuar se megjithatë “ka ende punë në këtë drejtim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dhënat rreth uzurpimeve janë shpalosur nga drejtori i Gjeodezisë, i Pronës dhe i Kadastrës, Kujtim Popaj, në bazë të kërkesës së këshilltarëve të KK-së.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.