Dhjetëra banorë të fshatrave Pavlan, Qyshk dhe Zahaq, si dhe përfaqësues të bizneseve që operojnë në zonën industriale në hyrje të Pejës nga Prishtina, protestuan të mërkurën me kërkesa që të revidohet projekti i autostradës Pejë-Prishtinë, në segmentin rrugor nga fshati Zahaq deri në Pejë, i gjatë rreth shtatë kilometra, shkruan sot Koha Ditore.
Protestuesit thanë se me projektin aktual që po ndërtohet autostrada, në këtë segment të rrugës po krijohen pengesa të konsiderueshme për jetën normale të banorëve dhe zhvillimin e bizneseve. Nëse autostrada ndërtohet bazuar në projektin e punuar nga Ministria e Infrastrukturës, siç thonë banorët, u duhet të sillen rreth e rrotull me dhjetëra kilometra për të arritur deri në destinacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Teksti i plotë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.