Familja e Halime Sertollit, nga tani, përfundimisht e ka zgjidhur problemin e banimit, pasi shtëpia e saj është e gatshme për banim.
Këtë shtëpi, familja Sertolli nga Bellanica e Komunës së Malishevës, e ka donacion nga po kjo komunë, që është në vazhdën e projektit komunal për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë dhe është njëra prej pesë përfituesve të shtëpive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë familje e ka vizituar sot kryetari i Komunës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizmit Ahmet Morina dhe drejtori i bujqësisë Murat Hoxha, të cilët e kanë uruar kryefamiljaren Halime Sertolli, për shtëpinë e re.
“Nga viti i kaluar, ne kemi filluar ndërtimin e shtëpive për familjet të cilat e kanë problem çështjen e banimit, dhe sot jemi këtu, në këtë familje e cila është përfituese e këtij projekti dhe më nuk ka problem me banim. Ju si kryefamiljare dhe si e pa punë, deri më sot e keni pasur të vështirë të siguroni një banim komod për fëmijët, por tashmë nuk e keni këtë brengë. Uroj që ta gëzoni shtëpinë dhe të keni shëndet”, tha Begaj, me rastin e dorëzimit të çelësave të shtëpisë për familjen Sertolli.