Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filloi ndërtimi i shkollave në Lladrovc dhe Bardh të Malishevës

Në fshatin Bardh të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i shkollës së re të fshatit. Po ashtu edhe në fshatin Lladrovc, sot ka filluar ndërtimi i shkollës së re dhe të dy këto shkolla pritet të përfundojnë në vitin 2018.

Në vënien e gurëthemelit të shkollave, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit Avdi Morina dhe drejtorë tjerë të drejtorive komunale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast, Begaj i ka uruar nxënësit, banorët dhe mësimdhënësit e të dy shkollave.

“Qëllim i ynë është rritja e cilësisë në arsim, por për rritjen e cilësisë duhet të krijohen edhe kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie, prandaj edhe ne si udhëheqje komunale, investimet në fushën e arsimit, përkatësisht në ndërtimin e objekteve shkollore, i kemi prioritet. Unë ju uroj për fillimin e punimeve dhe uroj që t’i gëzoni këto shkolla dhe në të njëjtën kohë, ne veçanti ju mësimdhënës, bashkë me nxënësit, uroj të tregoni rezultate”, tha mes tjerash Begaj.

Image

Në Lladrovc është shënuar sot edhe dita e dëshmorëve të fshatit, ku Begaj ka bërë nderime pranë lapidarit të të rënëve.

Me rastin e fillimit të punimeve në ndërtimin e shkollës, edhe drejtori i Arsimit në Malishevë, Avdi Morina, i ka uruar banorët, nxënësit dhe mësimdhënësit e të dy shkollave.

Drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, tha se “shkolla në Bardh ka një hapësirë prej 1200 metra katrorë, ndërsa hapësira e shkollës në Lladrovc është 1500 metra katrorë”.

Ndërtimi i shkollës në Bardh, do të kushtoj rreth 250 mijë euro, kurse ajo në Lladrovc, rreth 280 mijë euro dhe financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.