Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Skenderaj konfiskohen prodhime me afat të skaduar

Inspektorati i Komunës së Skenderajt ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të produkteve të ndryshme ushqimore, për shkak të skadimit të afatit apo eksportimit të mallit në kushte jo të favorshme, raporton KTV.

Në mesin e mallit të konfiskuar kishte edhe prodhime qumështi të kompanive vendore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhjetëra mijëra euro prodhime ushqimore i ka konfiskuar inspektorati i Komunës së Skenderajt, bashkë me Policinë e Kosovës, pasi u dyshua se në treg qarkullonin produkte të rrezikshme për përdorim.

Ato ishin nga më të ndryshmet. Kishte edhe me afat të skaduar.

Zëdhënësi i komunës, Hajriz Koci, tha se ky aksion, i cili ka filluar në muajin maj, tashmë ka dhënë rezultatet e para, por ka edhe pista të tjera që do të hetohen.

Në mesin e prodhimeve ka edhe produkte të qumështit.

Ajka e konfiskuar gjatë transportimit, sipas Kocit, ishte në gjendje të tmerrshme.

Prodhuesi i ajkës së konfiskuar, Ramadan Memaj, i cili është kryetar i shoqatës së prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, ka thënë se produktet kanë qenë duke u kthyer në fabrikë, pasi janë prishur, por ai e respekton vendimin institucional për parandalimin e rrezikut të qytetarëve.

Malli i konfiskuar është asgjësuar, ndërsa komuna ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin për zbulimin e rasteve të tilla.