Kanalizimi në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, është drejt finalizimit, pasi komuna ka investuar edhe në një kilometër rrjet të kanalizimit në këtë fshat.
Punimet në rrjetin e kanalizimit i kanë inspektuar sot i pari i Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi dhe drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit janë futur në fazën finale dhe punimet janë duke shkuar mirë, përderisa edhe banorët janë shprehur të kënaqur me cilësinë e punimeve”, thotë Komuna e Malishevës në një komunikatë për media.
Drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, tha se “janë rreth një mijë metra rrjet, në pjesët fshatit që nuk e kanë pasur të ndërtuar rrjetin e kanalizimit”.
“Si qeveri komunale jemi duke punuar me ndërtim të rrjeteve të kanalizimit në disa vendbanime, sikur edhe në Mleqan dhe këto janë investime nga buxheti komunal i Malishevës”, tha Morina.