Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

100 mijë euro për projektin e përkujdesit shëndetësor ambulantor në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi- Bashkëfinancimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe “Caritas Kosova” për realizimin e projektit “Ngritja e përkujdesit shëndetësor ambulantor dhe shërbimeve sociale në familje (Home Care)”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka për qëllim ngritjen e përkujdesit shëndetësor ambulantor dhe shërbimeve sociale në familje (Home Care) në Komunën e Rahovecit, duke i mbështetur institucionet ekzistuese shëndetësore, të cilat janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo marrëveshje parasheh aktivitete të cilat do të mbështeten, mbikëqyren dhe monitorohen nga palët nënshkruese, kurse aktivitetet kryesore të kësaj marrëveshje do të jenë shërbimi shëndetësor ambulantor dhe shërbimi social në familje, ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësore për qytetarët e Komunës së Rahovecit dhe zonave rurale, programit social shëndetësor dhe rritjen e stafit shëndetësor në punktet shëndetësore”, thuhet në komunikatën për media të Komunës së Rahovecit.

Periudha kohore e implementimit të marrëveshjes është nga data 01.06 2017 deri me 31.12.2017, ndërsa vlera e përgjithshme projektit është 70 mijë euro, ku Komuna e Rahovecit do të participojë me 40 mijë euro, MPMS me 20 mijë euro dhe “Caritas Kosova” 10 mijë euro.