Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK- LVV akuzojnë komunën e Ferizajt për rritje të shpenzimeve të luksit

Këshilltarët e KKsë në Ferizaj me shumicë votash dhe me një varg vërejtjesh nga opozita kanë miratuar rishikimin e buxhetit komunal për 2017 në një seancë të jashtëzakonshme.

Gjatë këtij viti nëpërmjet rishikimit të buxhetit, Komuna kishte planifikuar të shpenzonte gjithsej 12 mijë euro, ndërkaq për udhëtime jashtë vendit dhe rritje të mëditjeve për zyrtarët komunalë 14 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo çështje ka shkaktuar reagimet e këshilltarëve nga radhët e opozitës, duke e akuzuar Ekzekutivin për rritje të shpenzimeve të luksit për interesa personale. Mustafë Grainca këshilltar nga radhët e PDK-së ka thënë se e kundërshtojnë propozimin për rishikim të buxhetit për vitin 2017, derisa Ekzekutivi i Ferizajt, ka dështuar realizimin e këtij procesi, duke keqmenaxhuar paranë publike pa i përfillur interesat e qytetarëve të Komunës.

“Këtë proces të rishikimit të buxhetit pushteti lokal e shfrytëzoi për të rritur nënkategorinë ekonomike për dreka zyrtare deri në 12 mijë euro, pastaj janë rritur mëditjet e udhëtimit për vizita jashtë vendit prej 14 mijë eurosh. Ekzekutivi nuk po tregon gatishmëri për ta rritur buxhetin e Komunës, nuk po e tregon deficitin buxhetor i cili sipas të dhënave e ka tejkaluar limitin, pra ka ngufatje të jetës afariste, për ato biznese të cilat janë kontraktorë të Komunës”, ka thënë Grainca.

Sylejman Zeka nga VV-ja ka bërë me dije se nuk është treguar një arsyetim i mirëfilltë ligjor i thirrjes së një seance të jashtëzakonshme, andaj sipas tij nëpërmjet kësaj seance Ekzekutivi i Komunës po shpërfaq një planifikim jo të saktë të buxhetit, kurse nga ana tjetër publikon një planifikim jo të saktë të shpenzimeve të tjera te investimet kapitale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.