Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë ka rekomanduar që lokacioni për ndërtimin e Qendrës për kujdesin ditor ndaj fëmijëve bonjakë dhe kategorive të tjera të bëhet në lagjen e “Zabelit SahitAgës” ku edhe ekziston prona komunale prej 24 hektarësh. Ndërsa për këtë projekt pritet që të jepen vetëm 3 hektarë.
Sadudin Berisha, drejtor i Kadastrës, ka deklaruar se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka marrë një konfirmim nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë zotuar për ndërtimin e kësaj qendre dhe se kanë filluar procedurat për caktimin e lokacionit, në mënyrë që t’i hapin rrugë investimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThotë se procedurat e tjera do të kalojnë përmes Kuvendit Komunal, ndërsa shprehet se lokacioni është i përshtatshëm për ndërtimin e qendrës, ngase hapësirat komunale brenda qytetit janë mjaft të vogla.
“Janë të pakta hapësirat komunale brenda qytetit që do të mund të nisnin një projekt. Me kërkesën e kryetarit, e cila është bërë edhe nga një organizatë e caktuar për ndërtimin e një qendre për kujdesin e fëmijëve kemi hulumtuar dhe kemi gjetur një hapësirë, e cila mund t’i shërbejë Komunës. Dhe rekomandimin e kemi dhënë dhe tashti procedurat eventuale varet nga mekanizmat e tjerë të Komunës. Lokacioni është te “Zabeli i Sahit Agës” një sipërfaqe prej 24 hektarësh dhe është pronë komunale, është e pyllëzuar dhe aty do të jepen 3 hektarë sa janë kërkuar”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.