Komuna e Ferizajt prej më shumë se 3 muajsh e ka shpërfillur marrëveshjen me “Caritas Kosova” derisa rreth 200 punëtorë shëndetësie në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe në sistemin arsimor kanë mbetur pa paga, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Nëpërmjet një marrëveshjeje ndërmjet Komunës, ‘Caritas’-it dhe Ministrisë së Shëndetësisë jemi të punësuar në QKMF dhe disa në sistemin arsimor. Mirëpo prej më shumë se 3 muajsh nuk i kemi marrë pagat tona sipas marrëveshjes. I kemi bërë kërkesë Ekzekutivit të Komunës, në mënyrë anonime sepse asnjëri nga këta punëtorë nuk e kemi guximin ta publikojmë identitetin tonë për t’i kërkuar pagat tona, sepse brenda një periudhe të shkurtër merren vendime personale për largim nga puna të atyre të cilët ankohen. Nga ana tjetër me këto rroga të gjithë e mbajmë familjet tona, kështu që jemi në hallë të madh”, ka deklaruar një nga punëtorët, i cili nuk ka dashur t’i përmendej emri në gazetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu edhe Don Viktor Sopi, drejtor i “Caritas”-it ka thënë se organizata e tij tashmë nuk ka ndonjë përgjegjësi për rrogat, por kritikon Komunën e cila nuk është e gatshme ta vazhdojë bashkëpunim. Ai shpjegon se “Caritas”-i nuk ka mundësi financiare t’i paguajë të gjithë punëtorët e shëndetësisë pa pjesëmarrjen e Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.