Një varg shkeljesh janë evidencuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) në një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Gjykata e tenderëve e ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik (OE) “Intering sh.p.k.-Prishtinë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Riparimi, liferimi dhe montimi i termoizolimit” me nr. të prokurimit 16/348/521, iniciuar nga autoriteti kontraktues (Korporata Energjetike e Kosovës sh.a). OSHP në vendimin e tij ka anuluar vendimin e autoritetit kontraktues (Korporata Energjetike e Kosovës sh.a.) për dhënie të kontratës dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vendimi i OSHP-së është marrë tash në shkurt të këtij viti. Autoriteti Kontraktues kishte rekomanduar për kontratë operatorin ekonomik “Ar Tech sh.p.k&Izovent”-Prishtinë. Kundër kishte qenë operatori ekonomik “Internig” sh.p.k.-Prishtinë, i cili kishte bërë kërkesë për rishqyrtim tek autoriteti kontraktues. Por kështu nuk kishte menduar edhe Korporata Energjetike e Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tani gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.