Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK: Pushteti po u bën shantazh aktivistëve që punojnë në shëndetësi

Gjendja në kujdesin parësor shëndetësor të Komunës së Prizrenit nga këshilltarë të caktuar të LDK-së është vlerësuar si shqetësuese, ndërkohë që janë adresuar edhe akuza për shantazh të mjekëve që janë aktivistë të kësaj partie.

Sipas tyre, pos mungesës së shërbimeve të duhura shëndetësore, drejtues të kujdesit parësor aplikojnë masa të jashtëligjshme disiplinore ndaj personalit mjekësor. Në anën tjetër, udhëheqësit e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me këto akuza, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mbledhjen e fundit e të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Qemal Krasniqi, këshilltar nga radhët e LDK-së, ka theksuar se “shëndetësia e Prizrenit është në gjendje tmerri”. Ai ka shprehur qëndrimin se drejtorët e Shëndetësisë emërohen, porse drejtimi i këtij dikasteri bëhet nga persona të tjerë, të cilët edhe në kuadër të udhëheqjes së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare nuk e zbatojnë ligjin. “Në shumë ambulanca mungojnë mjekët e teknikët. S’respektohet orari i punës. Mungojnë barnat nga lista esenciale. Po ashtu mungojnë ngrohja e higjiena”, ka thënë Krasniqi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tani gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.