Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëmet që shkaktoi breshëri dje në Rahovec

Një breshër i madh dje ka goditur Rahovecin, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Nga fotografitë që sot qytetarët kanë postuar nëpër rrjetet sociale shihet se dëmet janë mjaft të mëdha, dhe mjaft shumë janë dëmtuar edhe vreshtat, për të cilat Rahoveci është i njohur, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi sot ka nënshkruar një vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në bujqësi.

Ende nuk dihet me saktësi sa është dëmi i shkaktuar, por kjo pritet të dihet pas vlerësimeve që do t’i bëjë ky komision në terren.

Më poshtë keni disa fotografi nga dëmet e shkaktuara nga breshëri.

{gallery}