Kallëzim penal është bërë në Prokurorinë e Shtetit nga partia opozitare në Podujevë (PDK) ndaj qeverisë komunale. Zyrtarët e PDK-së akuzojnë partinë në pushtet se ka toleruar uzurpimin e pronave publike nga zyrtarët e LDK-së. Nëpërmjet një kumtese për media, që mban firmën e kryetarit të Degës së kësaj partie, Muhamet Latifi, thuhet se prona publike është dhënë në këmbim të votave, shkruan sot Koha Ditore.
“Nën qeverisjen e LDK-së dhe veçanërisht kryetarit Veliu, qyteti i Podujevës është degraduar në vazhdimësi. Gjatë të gjitha mandateve qeverisëse në Komunën e Podujevës ka vazhduar avazi i uzurpimeve të pronave publike dhe i ndërtimeve jashtë kritereve të parapara urbanistike nga individë të cilët janë pjesë e strukturave të LDK-së. Abuzimet dhe uzurpimet e pronave publike janë të natyrave të ndryshme”, thuhet në kumtesën e Degës së PDK-së në Podujevë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tani gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.