Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shënohet 19-vjetori i rënies së dëshmorit Sakip Bellaqa, shfaqet dokumentari për jetën dhe veprën e tij

Në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec është mbajtur akademi përkujtimore për shënimin e 19-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Sakip Bellaqa nga fshati Potoqan i Epërm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Një fjalë rasti në akademi mbajti edhe Idriz Vehapi, kryetar i komunës së Rahovecit i cili ka thënë se, “është një ditë e veçantë për neve që jemi sot këtu dhe për të gjithë qytetarët e Komunës sonë, sepse sot ne po e përkujtojmë dëshmorët, heronjtë e këtij vendi të kësaj toke, të cilët me gjakun e tyre me trupin e tyre na e sollën lirinë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec në fjalën e tij të mbajtur ka potencuar se rënia e dëshmorit Sakip Bellaqa dhe rënia e dëshmorëve tjerë, u bënë udhërrëfyes për lirinë të cilën ne sot e kemi.

Në fund të akademisë u shfaq filmi dokumentar mbi jetën dhe veprën e dëshmorit Sakip Bellaqa me titullin “Lulëkuqet e Majit”.

Image