Qeveria lokale e Prizrenit në mbledhjen e së martës ka miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e Pishinës olimpike në këtë qytet.
Shefi i Zyrës së informimit i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka theksuar se në këtë mënyrë po përmbushet premtimi publik i kryetarit Muja, i dhënë gjatë fushatës parazgjedhore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna e Prizrenit dhe MKRS-ja në shkurt të këtij viti patën nënshkruar dy memorandume të bashkëpunimit, me të cilat niveli qendror ka ofruar mbështetje financiare për projektin: “Ndërtimi i Pishinës olimpike në Prizren”, me vlerë prej 200 mijë eurosh dhe mbështetjen financiare për projektin: “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur-Prizren”, gjithashtu në vlerë prej 200 mijë eurosh.
Pak javë më parë, marrëveshjet e fundit të Komunës së Prizrenit me ministritë për realizimin e projekteve të ndryshme, nga opozita janë vlerësuar si veprime për efekte elektorale dhe jo si politika publike që përmbushin nevojat imediate të komunitetit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.