Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët akuzojnë Komunën e Ferizajt për shpërfillje kërkesash për bashkëpronësinë

Banorët e 3 objekteve banesore të ndërtuara në vitet e ‘50 në pronë publike në rrugën te “Pazari” afër shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, që nga viti i kaluar po tentojnë bartjen e kësaj parcele prej 25 arësh në emër të bashkëpronësisë, derisa Komuna tenton rrënimin e objekteve për ndërtime të reja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rreth kësaj çështjeje banorët disa herë kanë bërë kërkesa zyrtare dhe peticione, mirëpo Komuna po i shpërfill ato derisa këtë parcelë për shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) nëpërmjet KK-së tashmë e ka fituar kompania e vetme ofertuese “Fitorja” me 18 për qind të koncesionit prej së cilës banorët do të përfitojnë vetëm 9 për qind të hapësirave banesore dhe 9 për qind Komuna.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo banorët e këtyre banesave dhe Nisma Qytetare për Ferizajn kanë sugjeruar prokurorinë t’i nisë hetimet, lidhur me këtë proces derisa janë të zhgënjyer me vendimin e Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.