Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nerodimasit lirojnë hapësirat për asfaltim rrugësh

Komuna e Ferizajt ka alokuar 240 mijë euro nga buxheti vetjak për asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve e rrugicave në fshatin Nerodime e Poshtme, por banorët e këtij fshati kanë marrë një vetiniciativë për lirimin e hapësirave publike duke rrënuar mure oborresh me qëllim që rrugët e fshatit të asfaltohen sipas standardeve.

“Komuniteti i këtij fshati, po kontribuon mjaft shumë në rregullimin e këtyre rrugicave, me ç’rast këta të fundit me vetiniciativë kanë bërë edhe lirimin e hapësirave publike, duke bërë edhe rrënimin e mureve dhe stallave të ndryshme, të cilat kanë qenë pengesë për rregullimin e rrugëve. Me këtë rast drejtues të Qeverisë lokale të Ferizajt, kanë falënderuar banorët e këtij fshati, për iniciativën e marrë, duke theksuar se kjo është një mënyrë mjaft e mirë që rrugët të rregullohen ashtu siç duhet”,thuhet në një komunikatë nga Zyra e informimit e Komunës së Ferizajt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tyre Komuna aktualisht është duke bërë përgatitjet për asfaltimin e rrugëve me gjerësi prej gjashtë metrash dhe me gjatësi 4 kilometra.

“Për këto projekte në fshatin Nerodime e Poshtme, Komuna e Ferizajt ka dhënë nga buxheti vetjak rreth 240 mijë euro, ndaj me projekte të tilla do të vazhdojmë edhe nëpër fshatra të tjera të kësaj komune”, thuhet më tej në komunikatë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.