Komuna e Lipjanit, nga e hëna, ka sistem të unifikuar adresash falë projektit të mbështetur nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë.
Me këtë projekt janë vendosur rreth 15 mijë numra nëpër hyrje të shtëpive në Komunën e Lipjanit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, ka thënë se rezultatet e projektit po vërehen në praktikë.
“Jam shumë i kënaqur që e kemi realizuar një projekt të tillë kaq të nevojshëm për qytetarët e kësaj komune, besoj se projekte të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen në shumë komuna të tjera”, ka thënë, midis të tjerash, ai.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka falënderuar Qeverinë norvegjeze dhe Autoritetin Hartografik Norvegjez për donacionin e ofruar në instalimin dhe finalizimin e sistemit të adresave në Komunën e Lipjanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.