Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Urbanizmi i Gjilanit arkëton 400 mijë euro nga lejet e ndërtimit

Valon Shefkiu, drejtor i Urbanizimit të Gjilanit, ka njoftuar të hënën në një konferencë shtypi se në periudhën tremujore të këtij viti nga lejet e ndërtimit janë arkëtuar 225 mijë euro, kurse nga legalizimi i objekteve pa leje afro 6 mijë euro.

Sipas tij, dikasteri që drejton brenda kësaj periudhe në total ka realizuar 400 mijë euro të hyra, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka thënë se qytetarët janë duke respektuar ligjin dhe se para çdo ndërtimi privat që synojnë të bëjnë, ata bëjnë konsulta të detajuara në zyra të Urbanizmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në aspektin e të hyrave janë shënuar rritje apo realizim i planifikimit vjetor për rreth 30 për qind. Të hyrat nga lejet e ndërtimit për periudhën tremujore janë 225 mijë euro, nga legalizimi i objekteve pa leje rreth 6 mijë euro, taksat dhe ngarkesat afro një mijë e 300 euro. Kështu, nëse llogariten të hyrat deri të hënën janë rreth 400 mijë euro”, ka thënë Shefkiu.

Ai ka paralajmëruar se në muajin qershor drejtoria të cilën e drejton do të promovojë programin e zhvillimit dhe të implementimit përmes “Web Gis”, e cila u mundëson qytetarëve të kenë qasje në të dhënat e Urbanizimit dhe të Kadastrës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.