Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, sot ka pritur në takim Shkipe Hajdari-Gjurgjaliu, Riza Hajdari nga UNDP-ja dhe Osman Fetoshi, nga departamenti i ujërave në Ministrin e Planifikimit Hapësinor.
Në takim u bisedua, për projektin të cilin e ka fituar Komuna e Rahovecit me vlerë 200 mijë dollar nga UNDP-ja e që ka të bëjë me “Ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujerave të ndotura sipas sistemit bio-lagunar”, projekt ky i cili do të realizohet në fshatin Kramovik, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkipe Hajdari-Gjurgjaliu, udhëheqëse e programit për mjedis në UNDP, ka falënderuar Kryetarin për interesimin e tij për realizimin e këtij projekti, i cili është i një rëndësie të madhe për Banorët e fshatit Kramovik. Fillimisht do të bëhet analizat e nevojshme, dhe me pastaj do të fillon realizimi i projektit.
Nga ana e tij Kryetari Vehapi, duke e ditur rendësin e projektit ka thënë se realizimi i këtij projekti në fshatin Kramovik është i një rëndësie të madhe, dhe sigurisht që ky projekt do të pritet mirë edhe nga ana e banorëve të cilët jetojnë në atë fshat. Ai po ashtu, u shpreh se Komuna e Rahovecit, do të vazhdojmë, përkrahjen për realizimin e këtij projekti deri në jetësimin e tij.