Në kuadër të Ditës Botërore të Kancerit të Gjirit, Qendra Rinore SHL-Kosova-Rahovec në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale organizuan ligjëratë vetëdijesuese me gratë dhe vajzat e komunës së Rahoveci, transmeton Koha.net.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ngjarja e fundit u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ngjarja ka pasur për qëllim sensibilizimin e femrave për mbrojtje dhe parandalimin e kancerit të gjirit, ku nëpërmjet kësaj femrat nxorën informata shumë të rëndësishme, duke marrë kështu edhe përgjigjet e nevojshme për pyetjet e parashtruara. Gjithashtu të pranishmit rekomanduan organizime të këtilla edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se të ftuara në panel ishin: Dr. Vildane Qmega, specialiste e Onkologjisë, Dr. Luljeta Kadiri, specialiste e mjekësisë familjare dhe Sahare Pallqa, specializante në gjinekologji.