Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Viti, zjarrfikësit me objekt të vjetër, në Kamenicë me pajisje të bollshme

Zjarrfikësit në Viti ankohen për kushte të rënda të punës.

Naser Abazi, zëvendëskomandat i Njësisë së zjarrfikësve, deklaron se ata punojnë në një objekt shumë të vjetër së bashku edhe me njerëzit e pastrehë të cilët i ka sistemuar komuna, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai thotë se edhe automjetet janë amortizuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurse Nexhmedin Jakupi, drejtor i Shërbimeve Publike, deklaron se ata kanë ndarë truallin për ndërtimin e objektit të zjarrfikësve dhe se investimi është i nivelit qendror. Kurse ata në Kamenicë kanë përfituar si donacion dy automjete për fikjen e zjarrit dhe një autoambulancë në kuadër të bashkëpunimit që ata kanë me Mentor Krasniqin, i cili është zjarrfikës në qytetin e Ahenit në Gjermani.

Riza Bunjaku, komandanti iNjësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit në Kamenicë, deklaron se ata tashmë kanë përfituar pajisje të cilat do të ndihmojnë punën e tyre në të ardhmen.

“Ai ka sjellë edhe më herët donacion te ne dhe gjatë bisedës me të dhe unë i kam shpjeguar se ne kemi ndërtuar një nënstacion në fshatin Muqiverc dhe na duhen dy kamionë dhe po dëshirojmë që si njësi profesionale e shpëtimit sipas ligjit që na ngarkon të kryejmë edhe shërbimet mjekësore dhe po na duhet një autoambulancë. Me dhanë ndihmën e parë dhe me ofru deri tek emergjenca. Ai këto i ka sjellë dhe tash kemi 6 automjete dhe një autoambulancë”, ka thënë ai.