Gjatë muajit prill në Viti janë shënuar 43 vepra penale dhe 8 aksidente të komunikacionit , ndërsa nga këto raste 27 raste janë dërguar në prokurori.
Fatos Latifi nga Policia e Kosovës këto statistika i ka prezantuar në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ndërkaq ka përmendur se gjatë muajit prill janë shqiptuar edhe 116 kundërvajtje trafiku, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për zonën e përgjegjësisë, në stacionin policor në Viti, gjatë muajit prill kanë qenë 51 raste të raportuara, nga të cilat 43 vepra penale dhe 8 aksidente trafiku, nga këto 27 raste janë zbuluar dhe lëndët e tyre janë dërguar në Prokurori. Nga rastet e raportuara 53 % të tyre janë zbuluar. Janë 3 raste për armëmbajtje pa leje, në kuadër të së cilës janë bastisur 3 shtëpi, meqë rast policia në rastin e parë ka arritur të konfiskojë 1 kallashnikov, 1 revole, 3 karikatorë të kallashnikovit, 2 karikatorë të revoles me 150 fishekë dhe 36 copë fishekë të revoles 9 mm. Në rastin e dytë Policia e Kosovës në Viti, po ashtu ka konfiskuar 1 revole me një karikator me 17 copë fishekë, ndërsa në rastin e tretë, 1 pushkë gjuetie me 26 fishekë. Të gjitha këto raste janë proceduar nga Policia e Kosovës dhe janë ngritur kallëzime penale, ku lëndët për këto raste janë dërguar në Prokurorinë e shtetit për Krime të Rënda në Gjilan”, ka thënë ai.
Ndërkaq është përmendur si rast edhe një përleshje në mes të 3 personave, ku janë përdorur edhe mjetet e forta me ç`rast personat e involvuar kishin pësuar lëndime të rënda trupore.
“Kemi një vrasje në tentativë në Tërpezë të Vitisë pas një përleshjeje në mes te 3 personave, të cilët kanë përdorur mjete të forta dhe një thikë me teh prej 8 cm. Që të 3 personat kanë kërkuar ndihmën mjekësore në emergjencë, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime me të rënda trupore për çka pas hetimeve të rastit nga ana e Policisë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, 2 persona të dyshuar janë ndaluar dhe rasti është proceduar në Prokurori në procedurë të shpejtë”, ka thënë ai.