Banorët e Komunës së Obiliqit kanë vuajtur goxha shumë nga diarrea gjatë vitit të kaluar. Janë 1692 raste që janë trajtuar në institucionet e shëndetësisë në këtë komunë.
Sipas raportit të punës të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale gjatë vitit 2016 kanë vizituar mjekun edhe 960 veta të dyshuar me gripin, pastaj 487 raste me pneumoni, 112 raste me variqellën, nga 1 rast të dyshuar me parotit, tularemi dhe hepatit A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, gjatë vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë rast me tuberkulozin dhe SST-në. Në raport thuhet se për të gjitha këto është bërë raportimi javor në IKSHPK “Në QKMF-Obiliq janë vaksinuar prej moshës: 0-11 muaj-887 fëmijë; 12-23 muaj-30337 fëmijë; 24-59 muaj-12 fëmijë; mbi 59 muaj-7 fëmijë; nxënës të klasës I-669 fëmijë; nxënës të klasës VI- 354 fëmijë; nxënës të klasës XII-157 fëmijë; vaksinë kundër gripit-940 raste; vaksina të tjera-19 raste; fëmijët nga komuniteti REA-5 raste; lëndime-183 raste, totali 3621 pacientë”, thuhet në raportin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.