Pejë, 19 maj – Promovimi i paqes, tolerancës dhe i mesazheve të bashkëjetesës, si dhe angazhimi më i madh i shoqërisë civile, përfshirë edhe rininë e gratë, ishin mesazhet në konferencën e organizuar të enjten në Pejë, për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë konferencë të organizuar nga OJQ “Syri i Vizionit” dhe nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal të Pejës, në kuadër të projektit të financuar nga USAID-ATRC: “Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, në të cilën të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, policisë, Kuvendit e Ekzekutivit të Pejës dhe studentë, u kërkua më tepër veprime në nivele lokale kundër kësaj dukurie, e cila, siç u tha në këtë konferencë, në Komunën e Pejës, fatmirësisht nuk është aq e theksuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.