Në prani të qindra simpatizantëve dhe përkrahësve, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot Kuvendin e degës në Prizren, në të cilin me shumicë votash zgjodhi kryetare e degës u zgjodh Valbona Mazrekun.
Punimet e Kuvendit i përshëndeti sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, i cili duke i falënderuar qytetarët e Prizrenit për përkrahje, tha se data 11 qershor do të jetë fundi i të keqes që e ka kapluar Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Këshilltari i Presidentit Behgjet Pacolli për Ekonomi, Ibrahim Rexhepi, i cili tha se qershori do të sjellë ndryshime rrënjësore në Kosovë.
Me këtë Kuvend, ristrukturimi i degës shënoi përmbylljen e procesit të konsolidimit të të gjitha nëndegëve, si dhe forumeve të partisë edhe në Komunën e Prizrenit.