Qeverisja në Komunën e Kllokotit nga Lista Serbe e Streqko Spasiçit dhe LDK-ja e Hasan Rashitit, po përfundon pa e realizuar asnjë premtim, thotë kumtesa e degës së PDK -së nga Kllokotit.
Këta dy kryetarë, sipas kumtesës, bashkëpunuan shumë për t’i fituar zgjedhjet lokale në Kllokot dhe premtuan shumë investime, punësime, infrastrukturë moderne dhe sundim të ligjit, por ky koalicion qytetarëve të Kllokotit nuk i dhuroi asgjë përveç që ju sjelli shumë dëmeve!
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPunën e kësaj qeverisje lokale të koalicionit mes Listës Serbe, të Streqko Spasiçit dhe Hasan Rashitit, thotë kumtesa nga fillimi e kemi cilësuar të dëmshme dhe të pa pranueshme për qytetarin, sepse kjo qeverisje nuk ka realizuar asnjë premtim të dhënë nga fushata përkundër ndihmës që ish-kryetari i LDK-së Hasan Rashiti i dha Listës Serbe dhe për këtë ndihmë të nënkryetarit për Komunitete nuk u shpërblye asnjë qytetar i Komunës Kllokotit, por u shpërblye vetëm nënkryetari për Komunitete me një pasaportë të Republikës së Serbisë.
Kjo qeverisje, sipas e kumtesës, e zhytur në krim dhe korrupsion, nuk ka bërë asgjë në të mirë të qytetarit, qoftë edhe të rregullojë një llambë ndriçuese të djegur të qytetit. Asnjë investim në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe shëndetësi, përfundon ajo.