Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis asfaltimi i rrugës në Kçiq të Madh të Mitrovicës

Në kuadër të projektit me vlerë prej rreth 300.000 euro, për asfaltimin dhe kubëzimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Kçiq të Madh, të enjten ka nisur asfaltimi i rrugës “Bujar Pllana”, të lagjes së Pllana në këtë fshat të Mitrovicës.

Fillimin e asfaltimit të kësaj rruge e ka përcjellë nga afër kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari Bahtiri tha me këtë rast se infrastruktura rrugore, si në qytet, ashtu edhe në fshatra po përmirësohet për çdo ditë, gjë që po ua lehtëson jetën qytetarëve.

Përfaqësuesi i lagjes, Bedredin Pllana, falënderoi kryetarin Bahtiri dhe drejtorin Beka për projektin që po realizohet.

Rruga që nisi të asfaltohet ka një gjatësi prej mbi 500 metra, gjerësi prej katër metrash. Ajo e lidh këtë lagje më pjesën e rrugës, që i takon komunës së Vushtrrisë.