Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çerdhja e fëmijëve e Podujevës merr emrin “Armela”

Lotët nuk kanë mundur t’i përmbanin prindërit e të afërmit e Armela Segashit kur po recitoheshin poezi kushtuar asaj në ditën e emërtimit të çerdhes së fëmijëve në Podujevë “Armela”.

Të martën ka qenë data e lindjes së saj. Armela Segashi qe vrarë më 22 korrik të vitit të kaluar në një sulm terrorist në Munih të Gjermanisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Nënës së Armelës, Nazmie Segashi, i kanë shpëtuar shumë herë lotët, megjithëse po mundohej të përmbahej. Ka premtuar se për çdo ditëlindje të vajzës së saj, dhuratat do t’i sjellin për kopshtin që mban emrin e Armelës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E di se është ditëlindja e Armelës. Në ditëlindje njerëzit kanë veç gëzime. Dua të bëhem pak e fortë të mos derdhi lot për ditëlindje të Armelës, për emërtimin e çerdhes, se në çerdhe ka veç gëzime”, ka thënë nëna e Armelës, Nazmie Segashi.

“E falënderoj Agim Veliun, kryetar i Komunës, për vendimin e qëlluar që ka marrë. Falënderoj edhe Ministrinë e Arsimit, gjithashtu dhe drejtoreshën (e çerdhes) Taibe Nishefci dhe të gjitha edukatorët për mundin që e kanë bë për këtë festë. Falënderoj fëmijët për këtë angazhim që e kanë bërë. Ne si familje Segashi tash e tutje dhuratën e Armelës do t’ia dhurojmë kopshtit që e mban emrin e Armelës. Nuk do ta harrojmë kurrë. Dhuratat do t’ju vijnë, i kemi sjell edhe tashti dhe nuk do të jenë të fundit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.