Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani propozohet për titullin “Qytetare nderi” e Gjilanit

Listës së personaliteteve të nderuara nga Komuna e Gjilanit me titullin “Qytetar nderi”, që së fundi iu dha presidentit Bujar Nishani, së shpejti mund t’i shtohet edhe Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani.

Komiteti për Barazi Gjinore në Gjilan i ka rekomanduar të martën Kuvendit Komunal që t’i nis procedurat për shpalljen e zonjës Ramadani “Qytetare nderi”, në kuadër të ditës së çlirimit të Gjilanit, që shënohet më 15 qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Propozimi është bërë nga Xhylshene Berisha, kryesuese e Komitetit për Barazi Gjinore dhe është përkrahur edhe nga anëtarët tjerë të kësaj trupe komunale.

“Shukrije Ramadani është treguar një veprimtare e palodhshme në të gjitha përpjekjet për lirinë, pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës”, ka thënë Berisha, raporton Koha.net.

Përndryshe, KBGJ ka diskutuar edhe rreth përgatitjeve për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, çështje kjo për të cilën, siç ka thënë Berisha, flitet shumë në Kosovë, por në praktikë ende nuk është bërë ajo që duhet.

“Buxhetimi gjinor nuk nënkupton ndarje të veçantë të buxhetit për gratë, por do të thotë përfshirje e kërkesave dhe nevojave të grave në planin dhe kornizën buxhetore”, ka deklaruar Berisha.

“Si KBGJ kërkojmë nga Komuna e Gjilanit që në hartimin e politikave buxhetore, qoftë tani në rishikim të buxhetit, apo përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore, të përfshihet edhe zyrtarja për barazi gjinore, në mënyrë që të respektohet planifikimi i përgjegjshëm buxhetor”, është shprehur më tej Berisha.

Ndërkaq, Sadete Osmani nga OSBE-ja në Gjilan, ka thënë se shembull për respektimin e buxhetimit gjinor në Kosovë, tani për tani është vetëm Kamenica.

“Edhe Gjilani ka filluar të hyjë në këtë proces, por ende nuk ka bërë mjaftueshëm, ndërkaq te Komunat tjera, trendi i lëvizjes në këtë drejtim, ende është shumë i ultë”, ka thënë ajo.

Përndryshe, sa i përket pronës dhe trashëgimisë, Berisha ka thënë se KBGJ planifikon organizmin e një konference, në bashkëpunim me organizatën “Agro-eko”, për të inkurajuar ndarjen e drejtë të pronës ndërmjet djemve dhe vajzave në një familje.