Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në oborrin e shtëpisë muze të Ukshin Hotit u mbajt tubim sensibilizues për zbardhjen e fatit të tij

Në kuadër të “Javës së Ukshin Hotit”, sot në oborrin e shtëpisë muze të Ukshin Hotit, në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit, u mbajt tubim sensibilizuës për zbardhjen e fatit të tij, me moton “Ku është Ukshin Hoti”, “Ai nuk i përket Harresës”.

Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe në fjalën e tij u shpreh se ju nxënësit duhet të mburreni se shkolla në të cilën ju ndjekeni mësimet mban emrin e Ukshin Hotit, profesorit, ideologut dhe politikanit të përmasave ndërkombëtare e gjithë kombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pranishëm në tubimin e organizuar nga kryesia e këshillit të fshatit Krushë e Madhe ishte edhe Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit i cili ndër të tjera ka thënë “për 18 vite me radhë jemi duke u mbledhur këtu që të kërkojmë zbardhjen e fatit të profesorit të Ukshin Hoti i cili u zhduk 18 vite me parë në burgun e Dubravës”.

Ndërsa në emër të familjes së Ukshin Hotit, foli Etrit Hoti, i cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në tubim duke thënë se shteti ka bërë shumë dhe është duke u bërë shumë për Ukshin Hotin.

Ai po ashtu ka kërkuar që të jenë pjesë aktive që filozofia politike e çështjes shqiptare të jetë busull për të ardhmen e vendit.